Vajza e Sylvinhos në lot pas kualifikimit të Shqipërisë: Jam duke qarë…

0

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 kishte si arkitekt trajnerin brazilian Silvinjo.

Tekniku ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm duke u treguar të gjithëve aftësitë e tij pas dy eksperiencave jo edhe aq bindëse në karrierën si teknik te Lion dhe Korinthians.

Natyrshëm që trajneri ka qenë i gëzuar, por ashtu kanë qenë edhe familjarët e tij, me vajzën Tati e cila nuk e ka fshehur aspak emocionet në postimet në rrjetet sociale.

Ajo jeton në Madrid dhe është shpesh larg të atit, por është shumë e lidhur ngushtë me të ndaj menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Fillimisht  ka shpërndarë foto nga FSHF, pastaj mesazhet që ka marrë.

Por edhe një bashkëbisedim në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *