Mes zjarrit dhe flakadanëve/ Mbyllet seanca e pazakontë plenare!

0

Vetëm 5 minuta zgjati seanca plenare e kësaj të hëne, kur pritej të diskutohej projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, “Projekt Buxheti 2024″.

Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.

As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i ndaluan deputetët e opozitës të merrnin edhe këtë seancë flakadanët, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare.

Situata u bë më kaotike kur njëri prej flakadanëve mori flakë, i cili u fik nga punonjësit e Gardës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *