Me flamur në krahë e plis në kokë, Sylvinho në version ultras, braziliani “tërbon” shqiptarët (VIDEO)

Emërimi i tij në krye të Shqipërisë bëri jo pak zhurmë, të shumtë ishin ata që dyshuan te Sylvinho, por tekniku brazilian, me shumë punë dhe përkushtim, fillimisht arriti të bëjë bashkë një përfaqësuese të përçarë, solli një atmosferë fantastike, por mbi të gjitha solli një frymë të re, një stil të ri loje që i dhuroi Shqipërinë kualifikimin e dytë në histori. Sylvinho ishte i pari që u përpoq të mbante ambientin me këmbë në tokë, nuk festoi kurrë, as kur mposhti Çekinë 3-0, por e bëri këtë atëherë kur duhej, pas sfidës me Moldavinë ku siguroi matematikisht një biletë për në “Euro2024”.
Me flamurin kuqezi në krah, me plis në kokë, Sylvinho solli një version ultras, u përqafua me të gjithë, me lojtarët, stafin, tifozët, ishte thjesht i papërmbajtshëm duke shpalosur të gjithë energjinë e tij pozitive. Në përfundim të sfidës, fjalët e tij në konferencë për shtyp flasin shumë: