“Luizin e kuptoj pse…”/ Efi zbulon pse hoqi nga “Instagram” Romeon

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ishte e ftuara e kësaj të premteje në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas”, në ekranin e Top Channel.
Efi pas përfundimit të reality show-t vendosi që të rrinte larg ekranit, larg vëmendjes së opinionit publik. Gjatë intervistës, ajo zbuloi arsyen e këtij vendimi.
Dhedhes u shpreh se hyrja për herë të dytë në BB VIP ka ndikuar si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht, e për këtë arsye ka dashur që të qëndronte larg qendrës së vëmendjes së publikut.
Por jo vetëm kaq pasi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rrëfeu disa detaje të jetës së saj. Efi tregoi se ka hequr nga “Instagram”-i Romeo Veshajn, pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se ata ishin në një lidhje.