Gjermani na prit, tifozët krijojnë atmosferë fantastike para ndeshjes me këngë patriotike dhe daulle

0

Sa më shumë kalojnë minutat, aq më shumë shtohen emocionet. Shqipëria pret sonte në shtëpi Ishujt Faroe, në një sfidë që do të kthehet në festë, për shkakun se djemtë e Sylvinhos kanë siguruar një biletë për në Europian.

Natyrisht, sonte me një pikë, ekipi kombëtar do shkonte në Europian si vend i parë.

Edhe pse jemi disa orë përpara ndeshjes, tifozët kanë filluar të grumbullohen.

Kudo shikon flamuj kuqezi, ndërsa lojtari i 12-të po krijon entuziazëm të madh me këngë patriotike nëpër kafenetë e kryeqytetit.

Tifozët kanë ardhur nga vende të ndryshme, me flamuj dhe me daulle, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Shqipëria ka zhvilluar një fushatë kualifikuese mjaft pozitive. Në 7 takime, 4 prej tyre janë fituar, numërojmë 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *