Cfarë po ndodh me ministrin e shëndetësisë? SPAK…

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret në pyetje të hënën ora 12:00, ndërsa do të mbahet edhe seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës ndaj tij.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objek: Marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 20.11.2023 ora 12:00”, sipas njoftimit.

Ish-ministri ka reaguar në rrjete sociale, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Ai shprehet se ka vendosur të mos e ankimojë këtë vendim dhe t’i nënshtrohet me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon.

Por në vendimin e miratimit të këtyre arrestimeve dhe vendosjes së masës së sigurisë për 6 persona të tjerë, gjyqtari Erion Bani la disa detyra për prokurorët e SPAK. Njëra prej tyre ishte thellimi hetimeve për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Fiks tre muaj nga ky vendim, prokurori i SPAK, Edvin Kondilli, përmbushi këtë detyrë lënë prej gjyqtarit Erion Bani, duke siguruar nga gjykata disa masa sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *